-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmet për bomba në Maqedoni, Kovaçevski: Luftë hibride për të nxitur frikë

Kryesoret

Katër shkolla të mesme në Shkup të mërkurën, më 9 nëntor, kanë marrë kërcënime me bomba përmes postave elektrike duke shkaktuar panik në mesin e nxënësve të cilët janë evakuuar nga organet kompetente.

Sikur edhe në rastet tjera, njësitet e antiterrorist kanë konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet janë pjesë e një strategjie për sulme hibride, ndaj të cilave janë të ekspozuara edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në periudhën mes 26 tetorit dhe 3 nëntorit, 15 shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë e-maile për vendosje të bombave në objektet e tyre, por që kanë rezultuar të jenë të rreme.

Kryeministri Kovaçevski tha se shpreson se autorët e këtyre kërcënimeve do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, jo në frikë dhe pasiguri.

“Ajo që po ndodh është pjesë e asaj strategjie për sulme hibride. Duhet të jemi të vetëdijshëm që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ndërhyjë kur ka kërcënime të tilla sepse bëhet fjalë për shkolla dhe jo rastësisht autorët e tyre synojnë shkollat sepse njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat sepse në ato shkolla mësojnë fëmijët tanë… Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe dhe jo në frikë dhe pasiguri”, ka deklaruar Kovaçevaki.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit