-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj shkon në vendlindjen e Berishës

Kryesoret

“Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet kudo që ata janë edhe në zonat më të largëta. Askush nuk duhet të ndihet i harruar apo i lënë mënjanë nga institucionet shtetërore, Pushteti vendor duhet gjithashtu të bëjë ç’mos për t’i ardhur në ndihmë çdo individi, familjeje apo bizneseve që përballen me vështirësitë ekonomike”.

Ky ishte mesazhi i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Tropojë, ku zhvilloi takime me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetit.

Gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, Presidenti Begaj diskutoi lidhur me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet komuniteti si dhe bashkia.

“Garantimi i të drejtës së pronës si dhe përditësimi i hartës së pronësisë është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit si dhe nxitjen e sipërmarrjeve në këtë zonë. Duhet të krijojmë mundësitë për të mbështetur të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre këtu”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Sfidat mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional. Është e rëndësishme të sigurohet infrastruktura shkollore, të sigurohet shërbimi shëndetësor edhe në zona të largëta, të vazhdohet të investohet në turizëm, duhet patur gjithnjë kujdes që identiteti i zonës të mos humbasë”, nënvizoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj vizitoi edhe gjimnazin “Asim Vokshi”. “Takimi me të rinjtë, sidomos në kushtet e shkollës, kur i sheh plot dëshirë për dije e për të krijuar një të ardhme dinjitoze, të jep pafund energji dhe të mbush me shpresë për Shqipërinë e së nesërmes”, theksoi Presidenti Begaj.

Në përfundim të vizitës së tij në Tropojë, Presidenti Begaj vizitoi parkun Kombëtar të Valbonës dhe u takua me përfaqësuesit e biznesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit