-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllakos i vendosen prangat, avokati: Vendim qesharak, shihemi në Gjykatën e Lartë

Kryesoret

Ish-deputetit, të hetuar për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllakos, i zgjati shumë pak “liria”. Atij iu vendosën sërish prangat ditën e sotme në sallën e gjyqit.

Për këtë avokati i tij, Sokol Haziazaj është shprehur se është i paqartë për vendimin e Apelit dhe ndryshimin e masës, pasi sipas tij Bllako nuk mund të largohej jashtë vendit ashtu siç është pretenduar.

“Nuk e di se për cilat arsye, përkundër sjelljeve të Bllakos, që ka lënë mandatin e deputetit, të vendosej kjo masë. Është paraqitur para organeve të drejtësisë.

Si mund të prishë provat kur hetimi ndaj kësaj çështje është duke përfunduar. S’e mendoj se kishte arsye që gjykata e Posaçme e Apelit të mbante qëndrim ndryshe. E vërteta është se në këtë vend, gjykata është kthyer një fabul popullore; ik se të vrara, dhe zbrit se të vrava.

Bllako u lirua më herët se nuk përbente rrezik për prishjen e provave. Ajo që nuk kuptoj është se ‘arresti me shtëpi’ dhe ‘arresti në burg’ janë e njëjta gjë. Bllako erdhi vetë në gjykatë se nuk përbën rrezik,” u shpreh avokati teksa ka shtuar se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit