-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E hodhën nga ballkoni? Misteri i vajzës nga Kenia, tre muaj në koma, punonte në kazino në Tiranë

Kryesoret

Tre muaj më parë në Tiranë u shënua një ngjarje shumë e rëndë, por që deri ditën e djeshme askush nuk dinte asgjë dhe policia nuk kishte bërë asnjë reagim. Bëhet fjalë për një vajzë nga Kenia, 22-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë. Vajza njihet me emrin “Joy” dhe punonte në një kazino në Tiranë.

Por cfarë ndodhi, si përfundoi aty?

Më 13 gusht të këtij viti 22-vjeçarja u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte dhe u dërgua në spital nga banorët e lagjes. E reja kishte pësuar lëndime të shumta dhe sipas mjekëve kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. “Pacientja me iniciale (V) S.A.A., është paraqitur në spital rreth tre muaj më parë në gjendje të rëndë shëndetësore, (gjendje kome), është trajtuar nga stafi mjekësor dhe vlerësuar si gjendje e rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar” thanë mjekët.

Policia heshtje dhe fshehje

Policia kishte dijeni për rastin, por nuk e ka bërë publike. Uniformat blu reaguan vetëm ditën e sotme për rastin që u zbulua dje. Sipas policisë rastin e ka denoncuar shoqja e vajzës 22-vjeçe në 14 gusht, pasi kishte humbur kontaktet.

“Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.

Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti” deklaroi policia.

Por çfarë thotë nëna e vajzës?

Nëna e vajzës akuzon se vajzën e saj e kanë hedhur nga ballkoni. Ajo ka kërkuar fonde dhe ka nisur procedurat për ta dërguar jashtë për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore. “Mjekët thanë se kishte tre brinjë të thyera, të dyja kockat e legenit të thyera, lëndime në dorë, shpinë, stomak. Tani, Joy është në koma dhe ushqehet përmes një tubi” tha ajo. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Zhdukja e së resë nga Kenia në Tiranë, policia: U gjet pa ndjenja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit