Pas tre aksioneve ditën e djeshme, spanjollët nuk kanë dalë “duarbosh” nga Shqipëria, pasi kanë arrestuar njëri prej kokave që kërkonin për mashtrimet online.
Ai është Berlando Saraçaj, i arrestuar dje në Vlorë dhe që do të ekstradohet në Spanjë. Vlonjati akuzohet nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, si i dyshuar në “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale” dhe “Mashtrime në rrethana rënduese” të kryera në vazhdimësi.
Por për çfarë akuzohet?
Saraçaj akuzohet se është pjesë e një grupi që menaxhojnë disa pika zinxhir të call center-ave në Tiranë dhe jo vetëm për mashtrim të qytetarëve spanjollë duke i zhvatur. Shumat janë qindra mijëra euro.
Skema? Pasi kontaktohet dhe bindet për të investuar në bursat online, klienti nuk mund të tërheqë paratë që ka investuar, por joshet të shtojë shumën deri në momentin kur mashtruesi humbet gjurmët dhe zhduket. Dje u shoqërua edhe 15 vajza dhe djem në Vlorë, por që më pas u lanë të lirë.
Ku është bosi? Lirohen vajzat dhe djemtë e call center-it në Vlorë