Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në muajin gusht në Tiranë, por që u zbulua dy ditë më parë.
Një vajzë 22-vjeçe nga Kenia ndodhet në spital në gjendje kome. Shkaku? Dyshohet se e hodhën nga ballkoni i hotelit në Tiranë. Autori ende nuk dihet.
Policia ka një të dyshuar se kush mund të fshihet pas ngjarjes së rëndë të orëve të para të 13 Gushtit në Tiranë, ku u dhunua barbarisht Joy.
Nëna e saj para grupit hetimor ka dëshmuar se vajza i ka rrëfyer në fillim të muajit gusht se shoferi që e çonte në shtëpi, e përndiqte dhe i kishte propozuar për lidhje, por që vajza e kishte refuzuar.
“Incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport së bashku” deklaroi mamaja e Joyt.
Vajza nga Kenia vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Familja dhe miqtë e saj po kërkojnë ndihmë që Joy, të shkojë jashtë vendit për t’u kuruar.
Policia dhe Prokuroria prej muajsh e kanë mbajtur këtë ngjarje të fshehtë dhe vetëm ditën e sotme duke nisur hetimet.
E hodhën nga ballkoni? Misteri i vajzës nga Kenia, tre muaj në koma, punonte në kazino në Tiranë