-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Tërhiqi vëmendjen Ramës, na tha llaxhore! Nikolla: E keni fajin vetë

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që t’i tërheqë vëmendjen Edi Ramës pas gjuhës që përdori kundër opozitës.

Bedel, llaxhore, dele, këlysh, i pafytyrë dhe pa atdhe. Vetëm një njeri që ka një hall të madh vjen dhe nxjerr këtë gjuhë.

Ai do të donte t’i shkonim atje t’i zinim foltoren sepse vetëm kështu mund të mbulojë atë që po gatuan. Cfarë i kërkova unë. Nxirr letrat dhe bëj transparencë.

Ju zonja kryetare nuk e patët guximin t’i tërhiqni vëmendjen. Unë kam një kërkesë, që këto fjalë juve ju vendosin në pozicionin t’i tërhiqni vëmendjen.

Kjo është një gjuhë jo parlamentare, sipas kodit që keni miratuar ju” kërkoi ai.

Dëgjo këtu, nuk ka asnjë më të rëndë, më të shpifur dhe më të ulët dhe jo etike sesa t’i ngresh dhe ulësh njerëzit, kriminelë, hajdutë dhe pazarxhinj.

Këto janë shumë më të rënda sesa e vërteta që ju jeni këlysh të rrahur që të vegjël tek dera e SHQUP-it.

Që ju bëni si llaxore, që kanë mbetur rrugëve pasi kanë pirë gjithë natën, mund të çohen që në pikë të sabahut.

Ju jeni pa fe, atdhe dhe për të gjitha këto keni lënë prova. Ti je një krye bedel i një tufe bedelësh” i tha Rama, Alibeajt.

Por Lindita Nikolla nuk guxoi t’i tërhiqte vëmendjen Ramës, por akuzoi opozitën. “E nisët me ofendime, vetëpërmbahuni që të mos provokoni sallën” u tha ajo.

LIVE-Rama sherr me PD-në: Ju keni mbaruar, të pafytyrë! Pushto ti gjel deti, dele!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit