-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në 19 Dhjetor vendimi për Ervin Salianjin

Kryesoret

Në datë 19 Dhjetor në orën 13:00 do të jepet vendimi për fatin e deputetit demokrat Ervin Salianji. Sot seanca u shty për herë të katërt. Motivi i shtyrjes së seancës ishte mungesa e avokatit të gazetarit Jetmir Olldashi.

Gjykata ka vendosur zëvendësimin e avokatit të Olldashit, Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buci. Arsyeja pas këtij vendimi ishte mungesa e korrektesës së avokatit. Për zëvendësimin e tij u urdhërua edhe njoftimi i Olldashit.

Por përse u dënua Salianji?

Deputeti dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj në trafikun e drogës.

Shkalla e parë e dënoi me një vit burg për dosjen “Babale” me akuzën e kallëzimit të rremë. Nëse Gjykata e Apelit do të konfirmojë vendimin, deputeti Salianji rrezikon burgun dhe prangat do i vendosen në sallën e gjyqit, gjithmonë nëse dënimi nuk konvertohet në shërbimi. Tre janë rrugët; dënim me burg, i konvertuar në shërbim prove ose i pafajshëm.

“Ti pasionant ke ditë të vështira”, Salianji: Rama ka gisht në gjyqin tim

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit