-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për çfarë e “thumboi” Salianjin? Rama: Ti pasionant, sot ke ditë të vështirë

Kryesoret

Kuvendi në seancën e sotme të buxhetit u përfshi nga debati i kryeministrit Edi Rama me opozitën.

Gjithçka nisi nga kërkesa e PS-së, që futi me procedurë të përshpejtuar ligjin për Portin e Durrësit.

Pasi i ofendoi dhe akuzoi, Rama nuk kurseu edhe gjuhën e fortë dhe ironitë me deputetët e opozitës. Në shënjestër ishte edhe deputeti Ervin Salianji për të cilin Edi Rama kishte një “thumb”.

Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke” i tha kryeministri. Salianji i drejtua duke i thënë, “kërcënim është ky?”. Kreu i qeverisë vijoi më tej “thumbat” dhe ironitë.

“Nuk po të kërcënoj, por të informoj që dje kam fituar një gjyq me një shpifës. Te je një bedel pasionant, që rri si miza në të ndenjurat e kalit. Rri aty, se e ke edhe ditë të vështirë sot, të mirëkuptojmë” i tha Rama.

Sot në Kuvend mungonin dy deputetë të PD-së, Alfred Rushaj dhe Grida Duma që kanë dorëzuar mandatin.

Debati mes Ramës dhe Salianjit

Edi Rama: Se ku e gjeni ju pafytyrësinë që paditur gjë fare, pa lexuar gjë fare, ndërkohë që projekti futet sot dhe do ketë të gjithë rrjedhën e diskutimeve dhe do keni gjithë kohën ta lexoni. Të hidhni baltë nga foltorja e një katundi politik, mizerabël, ku ju jeni katundarët më mizerabël mes nesh. Për katundarë, me mua nuk haheni dot se jam katundari më i mirë këtu me Xhemal Qefalinë. Unë nuk e di, por di që ju jeni të mallkuar dhe jeni mallkimi që e ndjek këtë vend që nga viti 1912. Jeni të mallkuar si bedela, sepse mbartësit e mallkimit për vendin janë ata që mungojnë sot.

Edi Rama i drejtohet Salianjit: Ti bëj kujdes, shiko proceset që ke. Jo nuk të kërcënoj fare, por nuk ishe këtu dhe po të informoj që dje kam fituar një proces tjetër për shpifje, kështu që të uroj suksese me procesin që ke, mos më ndërprit. Jeni bedela, ti je një kryebedel. Ti je një bedel pasionant. Ti je si miza nën të ndenjurat e kalit që kujton se do e tërheqë karrocën, me atë ide, ti qëndro në të ndenjurat e kalit dhe bëj rolin e shqiponjës duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme, kështu që rri aty se ke dhe një ditë të vështirë sot, të mirëkuptoj.

Ervin Salianj: Pj*rdh unë për… Po lëri mo këto…

Edi Rama: Kujdes me fjalorin se je dhe afër edhe mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit.

Ervin Salianj: S’të vjen zor mo! Po me kë je duke folur mo? Ça je duke folur.

Edi Rama: Kështu që ju bedela.

Ervin Salianji: O hajdut, o bandit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit