Kryeministri Edi Rama, gjatë një ceremonie të mbajtur këtë të mërkurë, ka nderuar Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana.
Komandanti është nderuar me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit.
Rama ka kujtuar se bashkëpunimin e Shqipërisë me Italinë në 1997, ku disa efektivë të Guardia di Finanzës u vendosën në vendin tonë.
“Në një vit shumë të vështirës si ai i ’97, në Romë u nënshkrua një protokoll për asistimin dhe reformimin e policisë së shtetit shqiptar. Falë atij protokolli në Shqipëri u vendosën 69 efektivë, nga të cilët, 46 ishin pjesë e Guardia di Finanza. Ata morën përsipër të udhëheqin një proces këshillimi, në funksion të përgatitjes dhe stërvitjes së forcave kufitare shqiptare në një realitet të vështirësuar nga kriza e tmerrshme e atij viti dhe e vërteta është se misioni italian i shtrirë nga Tirana në Durrës dhe Vlorë e përmbushi objektivin e vetë dhe forcoi bashkëpunimin midis palëve,” u shpreh Rama.