Një 47-vjeçar ka rënë në pranga po hetohet nga policia pasi ditën e djeshme telefonoi duke dhënë një njoftim të rremë për bombë në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Është raportuar se 47-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.
“Në vijim të veprimeve, nga Drejtoria e Antiterrorit u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, për shtetasin J. K., 47 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor.
Vijojnë veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dokumentimin e plotë të kryerjes së veprës penale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K., të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore,” ka njoftuar policia.