Një 64-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të kalonte 9.2 kg kanabis në kufirin e Kapshticës.
Policia ndaloi 64-vjeçarin që po udhëtonte me makinë. Nga kontrollet, efektivët i gjetën 16 pako me kanabis.
Sipas uniformave blu, ai i kishte fshehur pakot me drogë në bagazh dhe tek pjesa e gomave.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.