Vajza 22-vjeçe nga Kenia vijon që të jetë në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës. Nëna e 22-vjeçares edhe sot ka bërë apel në media për ndihmë për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Italisë, por edhe për gjetjen e autorit që e dhunoi, dyshohet se e hodhi nga ballkoni i hotelit. Me lot në sy nëna lutet që të ndodhë një mrekulli dhe vajza e saj të shpëtojë.
“Erdha në Tiranë më 12 shtator. Jam njoftuar për incidentin e vajzës time më datën 15 gusht. Incidenti ka ndodhur më datën 13 gusht. Jam njoftuar nga kompania që punësoi vajzën këtu. Kompania më ka organizuar edhe ardhjen time.
Është në një gjendje kritike shëndetësore. Unë jam lutur për të që ndodh një mrekulli, ndërkohë që mjekët nuk më jepnin shpresa për të. Ajo ndodhet në këtë gjendje për 6 javë”, u shpreh ajo.
Mjekët bëjnë me dije se e vajza ka 3 brinjë dhe kocka të thyera, lëndime në dorë dhe stomak si dhe dëmtime në tru. 22-vjeçarja punonte në nga kaziontë e kryeqytetit dhe mesnatën e 13 gushtit ajo humbi kontakte me familjarët e saj.
Shoqet e saj që e kanë identifikuar në gjendje kritike për jetën dhe e dërguan në spital. Ajo është transportuar fillimisht në QSUT dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.
Policia e shtetit e fshehu ngjarjen duke reaguar për herë të parë vetëm ditën e djeshme. Ende nuk dihen arsyet që e detyruan policinë që të fshihte një ngjarje të tillë mjaft të rëndë në qendër të Tiranës.
Kush tentoi ta vrasë Joy-n? Policia i “qepet” shoferit! Vajza i refuzoi dashurinë