7 persona kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite në kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë.
3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT.
Forcat zjarrfikëse me ndohmën e efektivëve të RENEA-s po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.
Në vendngjarje ndodhen 2 Helikopterë Cougar ne misione nga ajri për shuarjen e flakëve, 8 Zjarrfikëse, 6 nga emergjencat dhe 50 persona qe përfshin ushtrine, emergjencat civile, si dhe 4 autoambulanca.









