-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Direktivat për zgjedhjet vendore/ Berisha thërret në takim 7 kandidatët e Primareve për Tiranën!

Kryesoret

Shtatë kandidatët që garojnë në primare në Partinë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur këtë pasdite në një takim nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në fokus të diskutimeve ka qenë fushata e tyre brenda partisë për të garuar me njëri tjetrin. Mësohet se, Berisha ka kërkuar prej tyre të bëjnë fushatë korrekte dhe të respektojnë njëri tjetrin.

Ai po ashtu ka theksuar se në fushatë nuk duhet të ketë gjuhë përçarëse duke theksuar se Tirana është beteja kryesore e demokratëve dhe testi kryesor i funksionalitetit të primareve në PD.

“Jeni personalitete, tregoni vlerat tuaja dhe bëni fushatë korrekte”, mësohet të jetë shprehur Sali Berisha në takim.

Kandidatët që garojnë në primaret për Tiranën janë janë Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Enklejda Fejzo dhe Fatmir Merkoçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit