-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ngujuar prej 6 vitesh, i vëllai: Gjergji s’e la motrën të vinte në funeralin e babait

Kryesoret

Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja horror e ndodhur në zonën e “5 majit”, ku Gjergji Laçi mbajti të ngujuar për 6 vite gruan dhe dy fëmijët.

Vëllai i Elena Laçit, në “Shqipëri Live” është shprehur se kishte dy vite që nuk fliste me motrën pasi kunati nuk ia lejonte.

Ai madje thotë se Gjergji nuk e lejoi gruan të shkonte as në funeralin e babait.

Nuk e di ku ndodhet motra aktualisht, nuk me tregon. Nuk është te ajo qendra e kanë heq që atje. E kanë thënë edhe fëmijët, është dëshmia e tyre se ka pasur dhunë. I ka mbajtur të ngujuar. I ka kërcënuar, unë nuk e kam takuar prej dy vitesh. Unë u zura me të se vdiq babai ai nuk e la të vinte në funeral. Ndihmat ja kam dhënë përmes vjehrrit. Vetëm me djalin e vogël flisja përmes rrjeteve sociale. Gjergji mund të ketë qenë pak i ashpër në fillim por jo ekstrem. Ai pinte raki,” deklaroi vëllai i Elena Laçit.

52-vjeçari ra në prangat e efektivëve të Komisariatit 4 dhe Antiterrorit, pasi këta të fundit mësuan në rrugë operative, se Laçi mbante të ngujuar brenda banesës 2 djemtë e mitur 15 dhe 17 vjeç dhe bashkëshorten e tij, në banesë iu gjetën krehër automatiku dhe 700 fishekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit