13 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Tentakula” për goditjen e një rrjeti që shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis në lokalet e natës dhe pranë shkollave. 14 persona janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, gjatë një konference për shtyp u shpreh se droga shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate.
Gjatë operacionit u sekuestruan 745 gram kokainë, 110 gram heroinë dhe 1.3 kg kanabis, të gjitha të ndara në doza dhe gati për shitje. Po kështu, u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në Euro e Dollarë.
U arrestuan;
E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.
U sekuestruan;
• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
• 5 peshore elektronike;
• 25 aparate celulare dhe
• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.