-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paketonin kanabis! 80 gra çohen me autobus në komisariat, si u zbulua sera?

Kryesoret

Policia e Beratit shoqëroi sot 80 gra në një serë në Kutalli të Beratit, ku kultivohej dhe përpunohej kanabis. Policia ndërhyri në momentin që puna vijonte normalisht si cdo ditë në këtë serë në mes të ditës, mes dy serave të tjera, njëra me perime dhe tjetra me tranguj.

Pronari i serës me sipërfaqe rreth 2 hektarë është shoqëruar në polici. Në këtë serë nuk kultivohej kanabis, por vetëm e pastronin dhe e paketonin. Për policinë ka qenë i vështirë momenti i transportimit të tyre, grave drejt komisariatit të Beratit për t’u marrë në pyetje.

Një pjesë janë transportuar me furgonët e bluve dhe pjesa tjetër me autobus. Policia e Shtetit nuk ka bërë me dije rezultatet e këtij operacioni dhe sesa bimë janë sekuestruar apo sa persona janë ndaluar. Dyshohet se informacioni për serën ka qenë në rrugë operative duke çuar policinë në fshatin Kutalli.

Foto/ Operacioni anti-drogë në Berat, rreth 80 të shoqëruar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit