Demetrios Theophylactou, ambasador i Qipros në Beograd, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Pos që deklaron që nuk do të ketë njohje të Qipros për Kosovën, sipas mediave serbe, Theophylactou ka akuzuar Kosovën që “nuk po i kryen detyrat e veta”, raporton Tanjug.
Qipro është një nga vendet e Bashkimi Evropian (BE) që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Qëndrimi i Qipros, sikurse edhe i disa vendeve tjera të Bashkimit Evropian, është i njohur. Edhe ne jemi viktimë e agresionit dhe invazionit, kemi situatë të ngjashme në Qipro. Përderisa vlen Rezoluta 1244 e OKB-së, shpalljen e njëanshme të pavarësisë e vlerësojmë si ilegale dhe në kundërshtim me të drejtën”, ka thënë Theophylactou.