Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona për shpërndarje të kanabisit.
Sipas njoftimit të policisë ë shtetasit: K. V 30 vjeç, E. D 40 vjeç dhe S. K 50 vjeç, të tre banues në Sarandë u kapën në flagrancë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.