Seanca gjyqësore ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer është shtyrë sërish.
Bosi turk i kriptomonedhave Faruk Ozer doli përpara gjykatës në betejën për të shmangur ekstradimin në atdheun e tij.
Këtë herë mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.
Avokati ka bërë dy kërkesa që nuk janë pranuar nga gjykata. Kjo ka qenë arsyeja që avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.
Faruk Fatih Özer akuzohet se në 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës.
Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliardë USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia.
Për këto arsye Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Turqia kërkon ekstradimin pas arrestimit të tij në Shqipëri.