Zbardhen detaje të reja nga hetimi që zbuloi dhe goditi call center-at që zhvatën spanjollët dhe mijëra qytetarë të tjerë europianë.
Subjektet e identifikuara si call-center-a që kryenin mashtrime me bursa dhe kriptomonedha, ndryshuan vendndodhjen dhe emrin disa herë. Për të humbur gjurmët subjektet në fjalë shkriheshin në një ose pezullonin punën përkohësisht.
Të gjitha veprimet e tyre për të evituar kapjen dhe identifikimin, kanë qenë në monitorimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila arriti të lokalizonte 6 baza ku kryheshin telefonata mashtruese në drejtim të Spanjës.
Për hetimet shqiptare u vunë në pranga Irisa Puca dhe Adrian Korriku, megjithatë hetuesit nuk shkuan dot drejt 6 shtetasve të konsideruar si organizatorë të cilët, u shpallën në kërkim. Tre prej të cilëve me urdhra ndërkombëtar-arresti.
Me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, policia arrestoi Bernardo Saraçajn dhe Erindi Pysqylin, ky i fundit që prej vitit 2016 me një aktivitet të pasur në shërbimet call-center dhe konsulenca biznesi online. Mbi 50 mln euro ishin fitimet e grupit kriminal cdo tre muaj nga mashtrimi.
Si e ngrinin grackën në call center? SPAK: Shqiptarët u zhvatën 50 mln euro spanjollëve