-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nikolla vendosi sipas qejfit të Ramës”, Korreshi: Deputetit u përjashtuan pa prova

Kryesoret

Bledion Nallbati dhe Saimir Korreshi kanë reaguar në lidhje me përjashtimin e dy kolegëve të tyre Bujar Leskajt dhe Edi Palokës nga seanca parlamentare për shkak të fjalorit që ata përdorën.

Në shkresën e kuvendit cilësohet se përjashtimi është bërë për shkak se dy deputet kanë qenë në gjendje të dehur. Për këtë Korreshi është shprehur se është një akuzë e pabazë pasi atyre nuk u bë një test alkooli.

“Kërkuam se cilat ishin shprehjet fyese që dy deputetët, kolegët tanë të opozitës, kishin bërë. Nuk na u tha asnjë nga këto. Asnjë provë e bashkëlidhur, qoftë audio apo video. Kërkesa kishte abuzivisht edhe një shprehje po fyese ku thoshte ndoshta nën efektin e pijeve alkoolike. Unë nuk e di që kolegët mbajnë ndonjë aparat Drager me vete,” u shpreh Korreshi.

Nga ana tjetër, Nallbati është shprehur se vendimi u mor me urdhër të Ramës, pasi sipas tij në një moment ai i tha Nikollës që të merrte masa.

“Ky Komision është ngritur në bazë të këtij urdhri të dhënë verbalisht në sallë, ku kryeministri urdhëroi kryetaren e Parlamentit si ta kishte një vasale të veten: Urgjentisht mi qëro jashtë këta nga salla!” u shpreh Nallbati. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit