Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është i pari politikan që ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Divjakë, ku u qëllua me thikë kryetari i bashkisë, Fredi Kokoneshi.
“Sot Shqipëria është në gjendjen më të keqe kriminale. Shikoni sot, se si edhe njerëz që kanë imunitet dhe mbrojtje goditen për shkak të depresionit që ka shoqëria. E patë sot si u godit me thikë kryetari i bashkisë” tha ai.
Më pas, Salianji akuzoi segmente të caktuara në policinë e shtetit që kanë lidhje me krimin e organizuar.
I futën thikën! Drejtoresha e spitalit flet për “5pyetjet.al”: Kokoneshi u qëllua në shpinë