Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta e dytë e thirrur nga lideri demokratë, Sali Berisha. Këtë të shtunë në orën 16:00, opozita së bashku me qytetarët do të protestojnë përballë kryeministrisë për situatën e rëndë ekonomike dhe braktisjen e vendit nga të rinjtë si dhe kushtet e tjera të jetesës.
Kjo është protesta e dytë e madhe e thirrur nga opozita, pasi në 7 korrik të këtij viti, kreu i PD-së bëri një tjetër tubim të madh po për të njëjta pika. Por as në 7 korrik dhe as në 12 nëntor kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrë.
Në 7 korrik ai udhëtoi drejt Vlorës për të inauguruar hapjen e Bypassit të kësaj zone dhe kësaj hera ai ndodhet në Paris në samitin e Paqes. Gjithsesi gjatë orëve të mbrëmjes, ai mori masa për “izolimin” e Kryeministrisë.