-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: SHBA-të po provokojnë Moskën, Turqia e vendosur për dialgoun e paqes

Kryesoret

Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi.

Lideri turk po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën.

Media shtetërore TRT dhe media të tjera turke, raportuan se Erdogan tha më 12 nëntor se “Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë.

“Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit nga Uzbekistani.

Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit