-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 4 “shtëpi bari”, ky është krutani që ra në prangat e policisë

Kryesoret

Hysen Halili është arrestuar nga policia këtë të shtunë, në Krujë. Halili ruante 4 ambiente për kultivim kanabisi, të cilat dyshohet se i përkasin vëllait të tij.

Nga hetimet, rezulton se ai, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, autorë të dyshuar të kultivmit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve në ambiente të mbyllura, ku dyshohet se kultivohen bimë narkotike, bazuar dhe në inteligjencën operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vijimi”, në kuadër të të cilit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi H. H. (vëllai i pronarit të këtyre ambienteve), pasi kishte në ruajtje ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit