Një 25-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xarrë, në Konispol. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe gjetjen e armës, por i riu ia ka mbathur.
“Gjatë kontrollit të territorit është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit automatik, me të cilën shtetasi A. A. dyshohet se ka gjuajtur në ajër. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me krehrin me fishekë.
Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. A,” ka njoftuar policia.