Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Fier.
Një banesë në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të bombolës.
Shpërthimi i bombolës ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga shpërthimi.
Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.