Adrian Korriku është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Ai u arrestua gjatë një aksioni të SPAK-ut së bashku me autoritet spanjolle kundër mashtrimit me kriptomonedhat.
Po ashtu Irisa Puca 31-vjeç, është lënë në arrest shtëpie. Për sa i përket Bernardo Saraçaj 32-vjeç dhe Erind Pysqyli 31 vjeç, pritet të bëhet ekstradimi i tyre në Spanjë, që të vuajnë dënimin e tyre.
Ata janë ndaluar gjatë operacionit “Stuhia”.
Nga 15 Call Centerat e kontrolluar në disa vende të Europës, 6 ndodheshin në Shqipëri, ndërsa nga 5 të arrestuarit, 4 janë vënë në pranga në vendin tonë. Autoritetet pranojnë se Call Centerat tashmë kanë marrë përmasa të krimit të organizuar, ndërsa qarkullojnë qindra miliona euro të përfituara nga skemat e mashtrimit kompjuterik edhe me kriptomonedhat.