Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj prishjes së shtëpive në njësinë 4 kryeqytet. Ajo ka treguar se qytetarë janë mashtruar me skemën e tërmetit dhe se sot po kërcënohen të dalin në rrugë sepse pronat e tyre do të jepen për pallat.
“Qytetarët e kësaj lagje në njësinë 4 janë viktima të një mashtrimi elektoral që si përherë ka burim, mazhorancën dhe bashkinë Tiranë.
Të mashtruar me skemën e tërmetit sot kërcënohen të dalin në rrugë pasi shtëpia që e kanë me tapi do tu shembet për një pallat të ri nga i cili s’do përfitojnë kurrgjë ndonëse pronarë.
A është kjo e drejtë ? A është kjo respekt për pronën?! Jo!” ka shkruar Tabaku.