-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(FOTOT) Donald Trump ‘harron’ për disa orë zgjedhjet/ Shoqëron të bijën në altar, çfarë ndodhi brenda dasmës së Tiffany!

Kryesoret

Tiffany Trump është martuar me partnerin e saj Michael Boulos të shtunën në Palm Beach, Florida. Tiffany është vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe aktores Marla Maples. Ata  ishin të martuar nga viti 1993 deri në 1999. 29-vjeçarja dhe Boulos u martuan në rezidencën e familjes Mar-a-Lago.

“Jemi të përqendruar në këtë bashkim të shenjtë dhe në mirëpritjen e miqve dhe familjes së dashur, jo në politikë”, tha Marla Maples për PEOPLE.

Ajo shtoi se familja e zgjodhi Mar-a-Lago sepse “kjo ishte shtëpia e fëmijërisë së Tiffany-t dhe ku ajo erdhi në jetë”.

E gjitha familja e Trump ishte në ceremoninë e martesës së Tiffany, ndërsa një burim tha: “Ky është një rast gëzimi familjar”. Tiffany zgjodhi fustanin e saj të nusërisë si një shenjë për trashëgiminë e Boulos.

“Është një dasmë libaneze amerikane, kështu që ne ishim shumë të lumtur që Elie Saab të krijonte magjinë”, thotë Maples, e cila gjithashtu kishte veshur një fustan Elie Saab për ditën e martesës së vajzës së saj.

Torta e çiftit ishte e ngjashme me atë të dasmës së Donald dhe Maples, torta Sylvia Ëeinstock 7 metra e gjatë. Maples tregoi se Tiffany, e cila ishte e porsalindur kur ata u martuan, donte ta rikrijonte.

Ishte Donald Trump që shoqëroi vajzën e tij në altar. Ata kërcyen së bashkë vallëzimin e hapjes së ceremonisë si baba e bijë. Tiffany dhe Boulos filluan lidhjen në vitin 2018 pasi u takuan në klubin e Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi.

Çifti u fejua në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president. Ata e shpallën lajmin në mediat sociale një ditë para se të largohej nga detyra. Boulos është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri. Ai i propozoi në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një unazë diamanti prej 1.2 milionë dollarësh.

“Ka qenë një nder të festoj shumë momente historike, raste historike. Por edhe të krijoj kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë. Asgjë më e veçantë se fejesa ime me të fejuarin tim Michael! Ndjehem e bekuar dhe e emocionuar për kapitullin tjetër!” shkroi ajo.

Teksa publikoi një foto të saj dhe Boulos duke buzëqeshur së bashku në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Tiffany po mendon të mbajë edhe një ceremoni të dytë në Greqi, thanë burimet. Kjo pasi vendosi që festën kryesore ta zhvillonte në Mar-a-Lago. Vend që ndodhet më pak se dy orë në larg rezidencës aktuale të çiftit në Miami. 29-vjeçarja u rrit në Calabasas, Kaliforni, me nënën e saj.

“Kjo ishte zgjedhja ime, rritja e saj jashtë qendrës së vëmendjes”, tha Maples në një intervistë në 2016.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit