Së fundmi mediat e huaja kanë bërë publike foto të tre shqiptarëve të shpallur në kërkim kërkohen pasi besohet se kanë informacioen të rëndësishme në lidhje me vepra penale duke përfshirë vrasje, trafikim droge dhe përdhunim.
Bëhet fjalë për 1-Mateo Cela dhe Eljaso Çela: Detektivët që po hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield të ndodhur në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmë për të gjetur dy vëllezërit që janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.
Eljaso Cela 28-vjeç dhe vëllai i tij 26-vjeç Meto Çela janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet rreth kësaj vrasjeje vijojnë.
Armendi pësoi plagë me thikë në Sheffield më 13 maj 2021, pas një sherri të ndodhur në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.
Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Eljaso besohet se përdor gjithashtu emrin e pseudonimit Illiazy dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një meër tjetër.
Gjithashtu Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e të kërkuarit Klevis Xhelaj.
28-vjeçari kërkohet për vepra penale, ndjekje dhe ngacmim ngjarje kjo e ndodhur midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.
Oficerët kanë kryer hetime më të thelluara, duke përfshirë punën me forca dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.