-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj gazetarit/ Reagon Policia e Tiranës: Autori u largua, po punojmë ta kapim!

Kryesoret

Gazetari Adriatik Doçi ra mesditën e sotme pre e një sulmi fizik shumë pranë banesë së tij në Tiranë. Vetë Gazetari Doçi tha se dyshon se goditja është krye për shkak të detyrës, ndërsa është i sigurt se personi që e ka sulmuar është nga segmentet të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

E rëndë në Tiranë/ Dhunohet me sende të forta pranë banesës së tij gazetari! (DETAJET)

Doçi tha se ky sulm i shton edhe më shumë kurajën për të raportuar dhe askush nuk e ndal në punën e tij dhe në misionin e gazetarit.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policisë e Tiranës, sipas të cilës, njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën ‘Bavaria’ në Kamzë, ndërsa deklaron se autori është ende i paidentifikuar dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Kush fshihet pas ngjarjes? U dhunua pranë banesës së tij në Tiranë, zbardhet dëshmia e gazetarit: Ja kush e ka paguar!

‘Kamzë/Informacion paraprak. Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallëzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.  Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’, njofton Policia e Tiranës.

Dhunimi i Doçit, Unioni i Gazetarëve: Akt burracak, kërkojmë drejtësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit