Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i kërkon llogari SPAK-ut se përse nuk e sekuestron inceneratorin e Tiranës. Deputetja shprehet se kompania që çoi në sekuestrimin e dy inceneratorëve të tjerë ka marrë para edhe nga impianti i Tiranës.
“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S’ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale” shkruan ajo.