-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-Kovaçevski: Mos keni frikë nga Ballkani i Hapur! Tani ecim vetë

Kryesoret

Në Shkup u zhvillua sot mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Maqedonisë dhe Shqipërisë u u firmosën disa marrëveshje me rëndësi. Por theksi i dy kryeministrave ishte te Ballkani i Hapur. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare tha se askush nuk duhet t’i frikësohet nismës Balkani i Hapur.

“Më vjen mirë që ajo që u firmos në Berlin, në procesin e Berlinit tanimë e kemi firmosur në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur. Ballkani i Hapur nuk duhet të frikësojë askënd, përkundrazi. Është një ide origjinale, jo vetëm e politikanëve, por edhe të bizneseve, bashkësisë, komunitetit dhe të qytetarëve të RMV, Shqipërisë dhe Serbisë. Prandaj nëse shikoni, kur dilni veri nga Serbia, kur dilni në perëndim nga Serbia në drejtim të Kroacisë, atje nuk ka kufij. Kufijtë e vetme që kanë mbetur janë kufijtë në Ballkan. Kufijtë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, mes RMV dhe Kosovës, mes RMV dhe Serbisë.

Ne nuk kemi nevojë për këto kufij. Ne dëshmuam me Edi Ramën dhe dëshmojmë dhe me Aleksandër Vuçiç, por dhe Bullgarinë dhe Mitsotakis, se këto kufij ne nuk kemi nevojë. Pasi këto popuj që jetojnë në këto treva janë popuj vëllezër, që politika gjatë viteve i ka bërë që mos jetojnë mirë midis tyre. Sot kemi politikanë që punojnë që mos t’i kemi këto kufij” tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u shpreh se Shqipëria do mbajë një tjetër samit të nismës Ballkani i Hapur vitin tjetër. “Ne po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi të kënaqur qe ka dhe vende të tjera integrale të këtij procesi. Këtu kam parsysh, Turqinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, kam parasysh vende të cilat ishin prezentë fillimisht në samitin e bërë më parë dhe që tani kërkojnë të jenë në vazhdimësi për të krijuar atë sinergji të nevojshme edhe me kufijtë rreth e rrotull“.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë po ashtu që ka ristartuar procesi i Berlinit, ndër të tjera edhe sepse ka provuar se Ballkani i Hapur nuk është asgjë tjetër veçse një njësi jetësimi i Procesit të Berlinit. Çfarë kemi firmosur ne në Berlin? Kemi firmosur ato që ne i kishim firmosur më parë me njëri-tjetrin në Ballkanin e Hapur. Përse? Sepse marrëveshjet e Ballkanit të Hapur nuk janë asgjë tjetër veçse përshpejtim i procesit të Berlinit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit