-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama do ta kthejë Durrësin në “Dubain” e tij

Kryesoret

Tre ditë pas protestës, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbledhur kryesinë e partisë. Fokusi ka qenë te marrëveshja e portit të Durrësit. Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar projektin e ri të Durrësit, “Dubain” e Edi Ramës.

Këta u janë vërsulur pasurive publike. Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij dhe lavatricen më të madhe të Europës dhe më gjerë me 12600 apartamente.

Në një trual prej 1 mln metër katrorë. Durrësi bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës. Tejkalon në dendësi për frymë cdo lagje apo mbi planet. Kjo është një vjedhje e paimagjinueshme.

Lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë përmes vëllezërve Kariç, që u vendosën në sanksione për bashkëpunimin me Lukashenkon, kompanitë e tyre në Qipro i shitën në Emiratet e Bashkuara, me këto që po merret Rama” tha ai.

Berisha foli edhe për “Primaret”, ku theksoi se janë më shumë se 200 kandidatë brenda opozitës për bashkitë.

“Por ne sot kemi një mbledhje me rend dite, një çështje që është themelore për aktualitetin e PD-së. Miratojmë kandidaturat e paraqitura për bashkitë në përputhje me statutin nga bashkitë e vendit.

Komisioni i Operacioneve Zgjedhore më ka informuar mua se deri më tani janë mbi 200 e ca personalitete politike, të shoqërisë civile dhe të tjerë, të cilët kanë aplikuar për të kandiduar për qytetar të parë të bashkive tona.

Unë kam një falënderim për secilin prej tyre. Këta janë personalitete të shquara të partisë, të jetës publike të vendit, individë me jetëshkrim suksesi dhe secili prej tyre me kandidimin, me besimin që ka shprehur, dëshmon vullnetin për të qenë një misionar i rikthimit të pluralizmit politik dhe një shërbëtor i qytetarëve të cilët paraqiten për votëbesim në radhë të parë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD, dhe më pas të qytetarëve të qytetit” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit