Një aksident ku ka mbetur i plagosur një i moshuar shqiptar ka ndodhur ditën e djeshme në Itali.
Sipas mediave vendase 79-vjeçari shqiptar u aksidentua nga një kamion i mbeturinave.
I moshuari po kalonte rrugën, ndërsa një kamion mbetjesh e përplasi. Edhe pse me shpejtësi të ulët, goditja ka qenë e dhunshme, 79-vjeçari është hedhur në asfalt, ku ka goditur kokën.
Raportohet se 79-vjeçariaktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.