-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania e shqetësuar për përshkallëzimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është shprehur e shqetësuar me situatën e krijuar në veri të vendit.

“Ne e shohim me shqetësim përshkallëzimin aktual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borel i ka bërë të qarta qëndrimet  lidhur me situatën.

Ndër të tjerash Borell tha se “Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vënë në rrezik vitet e punës së palodhur dhe arritjet e arritura në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe pengojnë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”.

Nga Ambasada e Gjermanisë kanë thënë se i mbështesin plotësisht përpjekjet e Borellit dhe Lajçakut në këtë proces.

“Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet e tij si dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak në këtë proces”, thuhet më tej në përgjigjen e Ambasadës.

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka udhëtuar për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell. Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Palët ku pritet të zhvillojnënegociata për targat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit