-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kanali shtetëror rus fillon transmetimin në serbisht

Kryesoret

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT), njoftoi të martën se ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Lajmi është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.

Në një deklaratë të publikuar në websajtin e RT-së në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024.

“Mesiguri, askund në botë nuk na kanë pritur aq shumë sa këtu. Unë dua t’u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: ‘Vëllezër, shikoni RT’”, tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.

Është cituar edhe deklarata e kryeredaktores së programit serb, Ellena Millinçiq, e cila tha se “banorët e rajonit do të kenë qasje në kanalin e RT-së në gjuhën serbe, e cila do të jap një pasqyrë më të plotë të botës moderne”.

“Të bëhesh pjesë e hapësirës mediatike të Ballkanit është një sfidë e madhe për ne. Ne jemi gati për të”, tha ajo, përcjellë RT.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars.

Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

“Sputnik dhe Russia Today janë nën kontroll të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë të autoriteteve të Federatës Ruse dhe janë instrumente të rëndësishme për të rritur mbështetjen për agresionin ushtarak kundër Ukrainës, si dhe për destabilizim të shteteve fqinje”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell më 2 mars./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit