-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Ekonomisë, miraton projektin për Portin e Durrësit

Kryesoret

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar projektin për Portin e Durrësit.

Marrëveshja e cila u diskutua për gati 4 orë shoqëruar me debate të shumta  u miratua me votat pro të maxhorancës pavarësisht kundërshtimeve të opozitës.

Porti i ri do të ketë 280 vende ankorimi Yahtesh, me një gjatësi lineare 3.8 km, nga 2.2 që ka sot si port tregtar.

Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive.

Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra.

Debati për portin, Tabaku ka 16 pyetje: Investitori strategjik dhe “Pasaportat e Arta”

Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro.

Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Porti i Durrësit në offshore? Qeveria e mbron: Këto kompani nuk janë të sanksionuara

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit