-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për portin, Tabaku ka 16 pyetje: Investitori strategjik dhe “Pasaportat e Arta”

Kryesoret

Gjatë diskutimit për Kontratën e Marina Bay and Yacht, deputetja e PD Tabaku argumentoi se e ndjek prej një viti këtë çështje dhe deri dje i është refuzuar dhënia e dokumenteve.

Tabaku iu drejtua përfaqësuesve të ministrisë duke argumentuar se ngrihen probleme në lidhje me MSA-në meqë kjo kontratë ka ardhur pa garë. Më tej zonja Tabaku ngriti pyetjen se si e zbuloi qeveria kompaninë në fjalë?!

16 pyetjet

  1. Pse projekti u dha pa garë? Ishte gjithë koha e mjaftueshme të hapej një garë ndërkombëtare? Neni 71 dhe 74 të MSA në mënyrë të qartë e detyron qeverinë shqiptare. A gjykoni se rrezikohet MSA?

  2. Si është arritur konkluzioni që shteti shqitpar të marrë vetëm 2% të ardhurave të protit të jahteve?

  3. A do kete garanci bankare nëse nuk realizohet investimi? Citoj rastin e inceneratorëve?

  4. Cili do jetë radha e punimeve? Porti i Jahteve apo hotelet?

  5. Si e njohu shteti si investitor strategjik? Duhet të kishte ardhur një kërkesë nga AIDA dhe të mblidhej Komiteti Investimeve Strategjike, pra procesi ka qenë anasjellas.

  6. Në diskutimin fillestar për njohjen e statusit të inv strategjik, ishte në 7 vite më pas në 10 vite. Përse ndryshuan nga 7 në 20 vite? Pse ndryshoi mendim qeveria?

  7. A ka pasur akuza për korrupsion për pronarin? A ka pasur due diligence nga ana e qeverisë për pronarët përfitues?

  8. Përse është gjetur kjo formë?

  9. A do lejohet kompania përfituese Eagle Developments

  10. A do lejohen kompani të tjera që të bëhen pronarë në këtë investim?

  11. A i hap kjo rrugë skemës së pasaportave të arta që është debatuar gjatë kohët e fundit?

  12. Qeveria ka përdorur dhe për portin e Karpenit e cila ka dështuar dhe nuk po zbatohet/ cilat janë masat që qeveria shqiptare të mos dështojë si në rastin e Portit të Karpenit.

  13. Janë vendosur në dispozicion, sipas një informacioni 312 prona, janë zhvilluar konsultime me MFE, MB, MIE dhe Kadastra. Përse nuk është përfshirë Pushteti lookal? Përse nuk ka ndejtur 45 ditë ligji? Përse zgjodhi qeveria shqiptare Procedurën e Përshpejtuar sepse kishte kohë të operohej me proceudrë normale?

  14. Sipas informacioneve që marrim nga media apo forma të tjera, kompania ka nisur shitjet përmes një real estate. Si ka mundësi që janë ngritur zyra për shitjen e pronave kur nuk ka asnjë kontratë sot për sot?

  15. Si do të kryhet transferimi i portit të Durrësit? Sa mundësi ka që kompanitë mos ta hedhin kompanitë në Arbitrazh?

  16. Në rastin e marrjes të kredive bankare dhe të gjetjes së likuiditeve të tjera është përcaktuar që mund të vendoset dhe si kolateral dhe prona (pra, toka).

https://5pyetjet.al/2022/11/15/porti-i-durresit-ne-offshore-qeveria-e-mbron-keto-kompani-nuk-jane-te-sanksionuara/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit