-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është Mirel Mërtiri, bosi në “hije” i inceneratorëve që SPAK e do në burg

Kryesoret

Pak ditë më parë SPAK mbylli hetimet duke çuar në gjyq dosjen për inceneratorin e Elbasanit. Në këtë dosje SPAK ka vendosur në shënjestër edhe biznesmenin Mirel Mërtiri. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në gjykatë masë sigurie “arrest me burg” për biznesmenin, i cili është bashkëjetues i Stela Gugallias. Ai konsiderohet njeriu “hije” i gjithë skemës së inceneratorëve. Mërtiri i cili është shpallur në kërkim sipas prokurorisë ka rezultuar se është përfitues direkt në incineratorin e Elbasanit.

Por kush është Mirel Mërtiri?

Në nëntor të vitit 2020 emri i tij doli për herë të parë në disa media vendase, ku u publikuan materiale, të cilat vinin nga raportimet e mediave në Zimbabve, për një skandal në këtë vend, i lidhur me një tender 60 milionë dollarë.

Skandal ky që shkoi deri te INTERPOL, në Hungari dhe në Itali, për cilin po flasin shumë media të tjera, përveç atyre shqiptare.

Personi i akuzuar ishte Mirel Mërtiri, apo Klodian Mërtiri, por ky i fundit bëri një deklaratë duke thënë se publikimet në Shqipëri janë bërë me qëllim për t’i prishur atij reputacionin dhe imazhin.

Mediat në Zimbabve, të cilat publikuan foton, në të cilën thuhej se Ilir Dedja, është personi i dytë në krahun në të majtë. Por, i dyti në krahun e majtë nuk ishte Ilir Dedja, por pikërisht Mirel Mërtiri. Shumë akuza janë ngritur ndaj Mirelit, në lidhje me inceneratorët që fillon me Elbasanin, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere.

Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milionë euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë.

Pas akuzave, bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vendosi të nisë një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës, të cilët i denoncoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje.

Por, në asnjë nga seancat të cilat janë mbajtur ndaj Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit, Ina Zhupës, Belind Kellicit dhe Jorida Tabakut, Mërtiri nuk është paraqitur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve, u shpall në kërkim edhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Mërtiri u shpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit është edhe bashkëjetuesja e Mërtirit, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Ndaj Gugalljes dhe Zotos, pronarë të kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit, gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit me burg’ në mungesë.

Më herët në lidhje me këtë aferë, u arrestua ish-ministri i Mbrojtjes, Lefter Koka për akuzat shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i ka takuar personat që akuzohen për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoton, Stela Gugalljën dhe Mirel Mërtirin.

Bllako e “pëson” për herë të dytë, SPAK: Mirel Mërtiri, “strumbullari” i inceneratorit të Elbasanit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit