Porti i Durrësit është kryefjalë e debatit politik. Opozita e kundërshton marrëveshjen, por qeveria jo vetëm që është e vendosur, por po tenton që ta kalojë sa më shpejt me procedurë të përshpejtuar. Palët janë përplasur në komisionin e Ekonomisë duke lënë argumentet dhe kaluar në fyerje e ofendime kundër njëri tjetrit.
Shkak i debatit ishte kërkesa e opozitës që të pranishëm të ishin dy ministrat që kanë firmosur. Por qeveria çoi në komision, zv/ ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia. Ai garantoi se prona dhe infrastruktura nuk tjetërsohet dhe renditi sipas tij fitimet e shtetit nga kjo marrëveshje, por 60% e kompanisë fituese është në offshore dhe nuk dihet. Deputeti demokrat Dashamir Shehi ngriti pyetjen se përse po bëhet me urgjencë.
Sherr për portin e Durrësit, Braçe i bie tavolinës: Ik ore pirdhu (VIDEO-Debati)
Debati
Dashamir Shehi: Kontrata është 99 faqe, erdhi mbrëmë. Ka ndonjë që i lexon kaq shpejt pa u konsultuar dhe të hyjë në komision për 48 orë. Ku jemi ne? Ne jemi në luftë apo? Cfarë bëhet kështu? Me këtë ngutje tregon se nuk është punë e pastër. Mes buxhetit vini dhe fusni interesa gjigande.
Arbi Agalliu: Ta shtyjmë për një moment tjetër, kur të jenë dhe përfaqësuesit e ministrive përkatëse. Ky projekt ka një peshë të caktuar. Janë mbi 200 e ca faqe të cilat kërkojnë një lexim, trajtim, konsulencë me përfaqësues të caktuar, që diskutimin ta bëjmë mbi një plan biznesi, mbi përfitimet e komunitetit dhe vendit, mbi atë që duhet të bëjë ky komision. Duke e ditur që informacioni ka ardhur vonë, të marrim kohën, të gjejnë kohën dhe ministrat përkatës të vijnë dhe ta trajtojmë siç duhet trajtuar.
Besart Kadia: Pjesëmarrja e shtetit në këtë investim është praktikë e munguar në historinë e shtetit shqiptar, por është e njohur në vendet e tjera. Kjo marrëveshje është transparente. Impakti i këtij projekti do të jetë 12 mijë të punësuar.
Fillimisht në ndërtimin e zonës dhe më pas në menaxhimin e saj. Ky projekt do të sjellë shumë të mira për zonën. Po ashtu duhen parë të gjitha investimet e bëra jo në Shqipëri, por ato çka ka bërë kjo kompani në SHBA, Egjipt, apo ajo që është historike në Dubai.
Në asnjë çast toka nuk tjetërsohet, shteti shqiptar do jetë aksioner. Shteti shqiptar është investitor strategjik me 33% të aksioneve. Po të lexoni kontratën do jeni krenarë për atë se çka do të marrë publiku shqiptar. S’ka të bëjë me ngjyrat politike. Po flasim për kontratë për interes të shqiptarëve.
LIVE-Debat për portin! PD: T’ju vijë turp! Hajdutë, sillni hidraulikun e Ramës këtu