-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Sherr te “Ligjet”! PS kërcënon opozitën, Bardhi: Rama firmosi aferën e Portit me dorën e Ballukut!

Kryesoret

Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përfshirë në debate teksa diskuton për projektin e Portit të Durrësit.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi kërkoi shpjegime për përjashtimet nga taksat, ndërsa gjatë debatit iu drejtua mazhorancës duke i thënë se “ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca”.

Pas ndërhyrjeve nga drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, Bardhi është përgjigjur ashpër duke iu drejtuar: “Pusho se ndryshe del jashtë’.

PJESË NGA DEBATI NË KOMISION:

Bardhi: Një nga kolegët më tha që quhen tani rezidenca, nuk quhen pallate. Ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca, sepse unë ashtu i njoh. Unë nuk ndërtoj pallate dhe nuk di të ndërtoj pallate. Unë po përpiqem të shpjegoj pyetjen time. Përjashtimet nga taksat për apartamentet që ky investitor do shesë a ndikojnë tek konkurrenca me ndërtues të tjerë, kjo ishte pyetje.

‘Bli një apartament, merr shtetësinë shqiptare’/ Debate të forta te “Ligjet” mes Bardhit dhe Zv.Sekretares së Përgjithshme në Kryeministri!

Bushka: Ju thanë jo për këtë, nuk ka. A ka mundësi të vazhdoni me pyetjet e tjera.

Bardhi: Unë nuk po flas për tipologjinë e zhvillimit, po flas për veprimtarinë ekonomike. Dëgjova në përgjigjet tuaja që kontributi i shtetit do jetë i shtrirë ne 20 vjet. Kush është ky kontribut? Ju vendosni në dispozicionin pronën publike.

Kadiu: Shtrihet në 20 vjet kontributi shtetëror duke qenë se zhvillimi zgjat 20 vjet. Më e thjesht se kaq nuk ka.

SKANDALOZE: Te ‘Ligjet’ diskutohet për mega-aferën e Portit të Durrësit, televizionet informative ndërpresin transmetimin LIVE!

Bardhi: Pra leja e ndërtimit do merret pas 20 vjetesh, prandaj taksa do paguhet pas 20 viteve. Ky do ndërtojë në ajër, në këtë moment ne do marrim vetëm të ardhura. Kështu e kuptova unë.

Bushka: Fjalën e keni marrë pa leje

Bardhi: E kam unë radhën e fjalës, ju pse ndërhyni…Sa i takon…Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe del i humbur nga ky biznes. Këtë e thotë marrëveshja që ke sjellë ti…Ti pusho se del jashtë ndryshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit