Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, Kamëz.
Si pasojë e këtij aksidenti, makina me drejtues E. V., 20 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues L. G., 48 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motori ka humbur jetën, ndërsa 20 vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.









