Me tensione ka mbyllur punimet Komisioni I Ligjeve ku po diskutohej në lidhje me Projektin e Portit ë Durrësit, diskutime në të cilat nuk munguan as tensionet mes deputetëve demokratë dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushka.
Në momentin kur kjo e fundit hodhi për votim projektligjin në fjalë, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjera demokratë u çuan në këmbë të nxehur dhe nisën të përplasin dhe hedhin tutje mikrofonat dhe ç’tu dilte përpara.
Madje Bardhi I shkoi shumë afër kryetares së komisionit duke I bërtitur, por mazhoranca mes audios së shkëputur nga regjia e Kuvendit dhe kaosit, arriti më miratojë këtë projektligj me votat e saj. Ndërkohë, menjëherë pas votimit, Bushka braktisi sallën menjëherë.