Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur në Tiranë homologun azer Ilham Aliyev. Ai tha se Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë, veçanërisht në sektorë jetikë, si energjia dhe infrastruktura, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria.
“Gazsjellësi Adriatiko-Jonian IAP, – përmes TAP-it, – lidh Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë e Bosnjën, duke e kthyer vendin tonë në një shpërndarës dhe diversifikues rajonal të gazit; me rëndësi gjeostrategjike në planin rajonal dhe evropian.
Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, përmes projektit madhor të TAP-it, ka qenë i suksesshëm. Ne kemi shumë për të mësuar dhe përfituar nga përvoja dhe investimet azerbajxhanase në këtë fushë.
Shqipëria, si vend tranzit në kuadër të TAP-it, synon të kthehet edhe në një vend përfitues të transmetimit të gazit” theksoi Begaj.
Ilham Aliyev u shpreh se mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve janë të shumta. “Ka mundësi të mira edhe në fusha të tjera përveç gazit për të bashkëpunuar. Sa i takon furnizimit me gaz. Ne dhe ju jemi anëtarë të TAP.
Vendet tona kanë bashkëpunuar me shumë sukses. Kemi plan të dyfishojmë furnizimin me gaz për Europën. Ky gaz kalon përmes Shqipërisë. Depozitat tona me gaz janë shumë të pasuara” tha ai.