Së fundi Luana Vjollca dhe Donald Veshaj kanë hedhur kunja ndaj njëri tjetrit.
Ish-banori i BBV ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ , për videot e saj falënderuese ndaj fansave.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, ka thënë Donaldi në një video.
Por as Luana nuk ka ndenjur duarkryq pas videos së Donaldit.
“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan moderatorja në një postim në Instagram.
View this post on Instagram
Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.
“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj.