Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një konferencë për mediat tha se opozita po bën luftë për ndaj projektit më të madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Aleanca e rublave i ka shpallur luftë porti turistik të Durrësit. I ka shpallur luftë projektit më të madh. Keqardhja ime më e madhe është që në kuvend ndërsa diskutonin, opozita greke kritikonte qeverinë pse ky projekt po bëhet në Durrës jo në Selanik.
Gjithashtu Balla theksoi dhe një herë se projekti i Portit të Durrësit është një projekt i financuar nga qeveria e Emirateve Arabe.
Porti i Durrësit në offshore? Qeveria e mbron: Këto kompani nuk janë të sanksionuara